09.09.2021 - 13:39
Sulmuesi Armando Broja ishte sërish protagonist me fanellën e Kombëtares shqiptare, teksa gjeti rrugën e rrjetës dhe dhuroi 2 asiste në triumfin 5-0 ndaj San Marinos.
19-vjeçari u vlerësua me notën 9.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ndërkohë që ditën e sotme, është përfshirë në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit, për ndeshjet e raundit të gjashtë.
Broja rreshtohet përkrah emrave të mëdhenj, si Depay, Haland, Griezmann, Pjanic dhe të tjerë. Armando tregoi se jo vetëm di të shënoi, por edhe një altruist për shokët. Për këtë mori edhe komplimentat e trajnerit Reja.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Trajneri i Kombëtares