MENU
klinika

Përjashtimi i Berishës

Bujar Nishani: Basha i ka vënë minat PD me kohë, po dëmton edhe Shqipërinë e interesin kombëtar!

26.09.2021 - 12:55

Partisë Demokratike i janë vënë minat nga kreu i PD Lulzim Basha që kur ka marrë drejtimin e saj”. Kështu deklaron ish presidenti Bujar Nishani i cili thekson se Basha nuk po dëmton vetëm PD por sipas tij edhe Shqipërinë e interesin kombëtar.

“L. Basha sot nuk po dëmton thjesht e vetëm Partinë Demokratike. Asaj partie ai i ka vënë minat me kohë e aq shumë sa e ka dëmtuar nuk ka ku ta çojë më. L.Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe Interesin Kombëtar. Pse Shqipëria dhe Interesi Kombëtar janë duke u dëmtuar rëndë prej L. Bashës ? Në një kohë që Shqipëria drejtohet nga një qeveri thellësisht antikombëtare, vasale e qarqeve më shqiptarofobe të Beogradit, kësaj qeverie s’ka kush ti dalë përballë e ta rrëzojë ! Ndërkohë që Serbia po kërcënon rëndë për destabizimin e të gjithë rajonit dhe po pregatitet me shpejtësi për një luftë të re rajonale, qeveria në Shqipëri shërben se make up i shëmtuar i hegjemonisë serbe në Ballkan, opozita e L. Bashës fshihet dhe nuk guxon të ngrejë popullin në këmbë kundër kësaj qeverie kolaboracioniste”, shkruan Nishani.
Përjashtimin e Sali Berishës nga PD Nishani vijon ta quajë një pazar mes kryeministrit Edi Rama dhe Bashës.