Ish-presidenti Bujar Nishani, i rreshtuar krah Sali Berishës në “betejën” që ky i fundit ka nisur për rikthimin e të ashtuquajturit dinjiteti i PD, thotë se për lëvizjen e liderit historik të demokratëve po bëhen shumë diversione.
“Në fakt teza dhe çështja e vetme që shtron kjo lëvizje është e thjeshtë dhe e qartë: A duhet që Lulzim Basha ti respektojë dhe dëgjojë anëtarët dhe strukturat e PD-së?”, sqaron Bujar Nishani.
Shënimi i ish-presidentit:
Ndaj Foltores dhe lëvizjes së Z. Berisha, po tentohet të ngrihen teza e diversione pa fund !
Shumica e tyre dalë nga kazani propagandës së Edi Ramës.
Në fakt teza dhe çështja e vetme që shtron kjo lëvizje është e thjeshtë dhe e qartë !
A duhet që Lulzim Basha ti respektojë dhe dëgjojë anëtarët dhe strukturat e PD-së ?
Kaq e thjesht është.
Ndaj kësaj gjithsekush ka të drejtën të pozicionohet PRO ose KUNDER.
Pa shumë spërdredhje!