Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përsëritur apelin për vaksinimin e qytetarëve kundër COVID, veçanërisht për kategoritë me detyrim.
Manastirliu shprehet se për çdo student, pedagog dhe mësues si dhe çdo qytetar mbi 18-vjeç duhet ta shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Sipas ministres deri më sot në vend janë kryer 1,499,898 vaksinime në të gjithë vendin.
“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Studentë, mësues, pedagogë dhe çdo qytetar +18 vjeç që ende nuk është vaksinuar, ju ftoj të shfrytëzoni këtë muaj të vaksinimit të hapur, për të mbrojtur veten por shëndetin e të tjerëve.
*** Deri tani janë kryer 1,499,898 vaksinime në të gjithë vendin. Me kartën e identitetit, ju mund të vaksinoheni ndaj COVID në qendrat shëndetësore, poliklinika ose në pikat e vaksinimit të përqendruar”, shkruan ministrja.