MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është toksiciteti akut i zinkut?

11.09.2021 - 14:22

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është toksiciteti akut i zinkut?

Mjeku: Toksiciteti akut shfaqet me shenjat e mëposhtme:
• Të përziera
• Të vjella
• Dhimbje stomaku
• Diare
• Konstipacion

Nëse një person merr sasi të mëdha të zinkut për një periudhë të gjatë, atëherë ai preket më lehtë nga toksiciteti i zinkut. Toksiciteti kronik shfaqet me shenjat e mëposhtme:
• Nivele të ulëta të kolesterolit të mirë,
• Imunitet të dobët,
• Mungesë të bakrit

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim