MENU
klinika

Parashikimi

Çfarë pritet të ndodhë me motin duke nisur që nga e marta?

06.09.2021 - 11:18

Moti në territorin  shqiptar këtë  fillim jave ka nisur me vranësira ku më të dendura kanë qenë  në zonat jugore dhe juglindore duke sjellë rrebeshe shiu.

Ka pasur vranësira qendrore në qarkun e Tiranës dhe Elbasanit duke sjellë edhe momente shiu.

Sipas Metoalb, parashikohet që duke nisur nga dita e martë deri ditën e premte të kemi një përmirësim gradual të motit. Vranësira do ketë vetëm në zonat malor duke gjeneruar shira të pakta dhe të përkohshëm. Për sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm, ka sjellë një rritje të ndjeshme të vlerave minimale, ndërkohë nga e marta deri të premten pritet një rënie graduale e lehtë e temperaturave. Ato minimale do të jenë 12-13 gradë, në zonat malore.

Ndërkohë temperaturat minimale do jenë 29-30 gradë. Janë 1.5 apo 2 gradë më shumë se mesataret klimatike. Për sa i përket erës, pritet të fryjë e lehtë gjatë ditës, ndërsa do të forcohet gjatë pasdites. Në momente të veçanta do të arrijë një shpejtësi prej 40 km/h. Ndërkohë në det do të kemi një dallgëzim 2-3 ballë.