MENU
klinika

Nesër mblidhet Kuvendi

Çfarë pritet të ndodhë në seancën e radhës

12.09.2021 - 14:10

Pasditen e të hënës Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e radhës plenare për zgjedhjen e organeve të reja të Kuvendit.

Në seancën që pritet të nisë në 17:00 do të zgjidhet Byroja dhe përbërja e sekretariateve, caktimi i kryesive të komisioneve parlamentare dhe caktimi i anëtarëve zëvendësues.

Deri tani forcat kryesore politike, PS-PD kanë caktuar kryetarët e komisioneve. Janë tre komisione që do të drejtohen nga opozita dhe 5 të tjera nga përfaqësues të mazhorancës.