MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë sëmundjesh shkaktojnë ushqimet e përpunuara?

23.09.2021 - 15:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë sëmundjet që shkaktohen nga konsumi i ushqimeve të përpunuara?

Mjeku:Një nga sëmundjet më të përhapura në botë në ditët e sotme është diabeti i tipit dy. Kjo sëmundje lidhet kryesisht me mbipeshën dhe mënyrën e të ushqyerit. Prandaj këshillat e përhershme të ekspertëve, janë që të ushqeheni me ushqime të freskëta në vend të ushqimeve të përpunuara. Në këtë mënyrë do të ruani reziztencën natyrale të insulinës. Sëmundjet kardiovaskulare lidhen po ashtu me mbipeshën, diabetin ose kolesterolin e lartë në gjak.

Arresti kardiak ose rrahjet e shpejta të zemrës shpesh ndodhin si rezultat i ngrënies së ushqimeve jo të shëndetshme. Sipas të dhënave, njerëzit që punojnë ulur për një kohë të gjatë, që nuk kryejnë aktivitet fizik dhe konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara, janë më të rrezukuarit. Një tjetër problem shëndetsor është depresioni dhe ankthi. Ky problem është vënë re veçanërisht tek të rinjtë të cilët konsumojnë sasi të mëdha ushqimesh të përpunuara. Si përfundim, konsumi i ushqimeve organike është mjaft i dobishëm për të pasur trup dhe mendje të shëndoshë. Mjekët theksojnë shpesh se konsumi i ushqimit të freskët në sasi të vogël është shumë më i mirë se sa konsumi në masë i ushqimeve me shtesa kimike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim