MENU
klinika

Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve

Cili është qyteti më i vaksinuar, asnjë dozë e humbur

22.09.2021 - 12:44

Komiteti Teknik i Ekspertëve  është mbledhur mesditën e sotme, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi. Komiteti i Ekspertëve ka informuar mbi situatën aktuale të përhapjes së virusit, si dhe nëse do të ketë masa të reja. Kujtojmë se kohët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të infektimeve dhe viktimave nga virusi Covid-19.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka thënë se vaksinimi po ecën në ritme të mira, ku 741 819 persona kanë kryer  vaksinimin total me dy doza. Fico mes të tjerash ka deklaruar se Gjirokastra është qyteti me vaksinimin më të lartë në të gjithë Shqipërinë.

Albana Fico: 741 819 persona kanë kryer  vaksinimin total me dy doza. Kemi Gjirokastrën me 73%,  Përmetin më pas, apo Pukën.  Vijojmë të jemi në muajin e hapur të vaksinimit masiv. Është një periudhë me hapjen e shkollave dhe të gjithë personat duhen vaksinuar.

Ndërkohë, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino ka theksuar se në Shqipëri nuk është humbur asnjë dozë e vaksinave anti-covid që kanë mbërritur. Ajo ka shtuar se të gjitha dozat janë injektuar në kohë dhe me parametrat e duhura.

Silva Bino: gjatë kësaj jave ka pasur një rritje vaksinimi me dozat e dyta. Ka pasur një përmirësim edhe në bashki të ndryshme për vaksinimin. Ka qenë Durrësi që ka dalë nga zona e kuqe pasi ka më shumë vaksinime. Më të mirë mbulesën vaksinale  është bashkia e Gjirokastrës me 81% me një dozë dhe mbi 60%  me dy doza. Në veri kemi një mbulim në rritje të vaksinimit.  Arsimtarët kanë një mbulesë më të mirë se pedagogët dhe mësuesit e çerdheve. Nuk ka vaksinë që është skaduar dhe nuk është përdorur në vendin tonë. Është përdorur në të gjitha rregullave nuk kemi humbje të vaksinave. Pra zero humbje të vaksinës.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë