MENU
klinika

"Por virusin e mundim vetëm me…"

Covid-19/ Sulçebe: Është imunizuar 70% e popullatës

08.09.2021 - 18:35

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, vuri theksin te vaksinimi si zgjidhja e vetme për të rritur imunizimin e popullatës në mënyrë që të sigurohet një dimër i qetë dhe të shmangim një tejmbushje në spitale.

Sipas tij, deri tani vendi ynë ka imunizuar rreth 70% të popullatës, si me vaksinimin, ashtu edhe me imunizimin natyror, por me variantin Delta më infektues dhe të transmetueshëm rritet ky nivel, i cili kërkon mbi 85% për qind të popullsisë të imunizuar.

“Nga vlerësimet tona paraprake kemi 70-75% të popullatës shqiptare të imunizuar qoftë me vaksinim qoftë natyralisht. Por gjithashtu thamë se varianti delta kërkon një prag e cila shkon në 85%, çka do të thotë se kemi 15-20 % të pambrojtur. Nuk mund të presim që këta të infektohen por duhet të vaksinohen në mënyrë që brenda këtyre dy muajve të imunizojmë këtë pjesë të popullatës për të pritur një stinë dimri më të qetë. Dhe kjo duhet të mbyllet para fundit të nëntorit”, tha Sulçebe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mbi 90% e rasteve të Covid duhet të kalojnë pa mjekim"

Mjeku Sulçebe: I shqetësuar për mjekimet e tepërta

"Virusi nuk ka kaluar, por ne kemi disa gjëra në favor..."

Mjeku Sulçebe: Covid-19 nuk lë pasoja në sistemin imunitar!

"Në Tiranë, mbi 13% e popullsisë mund të jetë e imunizuar"

Flet profesori i Imunologjisë: Ja vaksina që ka efekt mbrojtës ndaj Covid-19