MENU
klinika

U dërgua në spital kur gjendja e saj u rëndua

Covid i mori jetën të resë shtatzënë, prej ditësh e infektuar

30.09.2021 - 13:17

E reja shtatzënë që humbi jetën nga Covid-19 ishte nga fshati Gjadër i Lezhës. Panorama.al mëson se bëhet fjalë për 34-vjeçaren, Roza Qoja, e cila në datën 28 shtator në mbrëmje u paraqit në spitalin rajonal të Lezhës.

Gjendja e saj ishte tepër e rënduar, çka bëri që mjekët atje ta nisin me urgjencë drejt Spitalit Infektiv të Tiranës.

Mësohet se e reja ishte prekur nga koronavirusi prej disa ditësh dhe është trajtuar në kushte shtëpie. Ajo është dërguar në spital vetëm kur gjendja e saj është përkeqësuar.

Ndërkohë u raportua që e reja humbi jetën mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv, pas dy ditesh ne reanimacion.