MENU
klinika

Risitë e mandatit të tretë

Çuçi: Çdo kryqëzim me kamera, akset kryesore pajisen me radar

16.09.2021 - 20:08

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka premtuar që për të rritur sigurinë në rrugë të gjithë kryqëzimet do të pajisen me kamera ndërsa ka shtuar se akset kryesore do të pajisen me radar.

Ndërkohë Çuçi ka thënë nga foltorja e Kuvendit se policia do të përdorë teknologjinë më të lartë për të luftuar krimin.

“Do ulim kriminalitetin nën mesataren e vendeve të BE. Do garantohet prona shqiptare dhe siguri maksimale në shkolla e institucione. Policia do të shndërrohet në shërbim të popullit. Jo vetëm si forcë. Për sigurinë rrugore mbetet ende shqetësim që kërkon zgjidhje. Do kemi ndryshime në kod dhe monitorim në rrugë. Teknologji të lartë për të pasur me pak aksidente. Kamera në çdo kryqëzim dhe vendosjen e radarëve në çdo aks të rrezikshëm.” tha Çuçi.