MENU
klinika

Ç'trishtim... i ëmbël

Dashurohu me vjeshtën: bëhu poet!

22.09.2021 - 16:23

         Për sa kohë që ka vjeshtë, nuk do të kem duar të mjaftueshme, kanavacë dhe ngjyra, për të pikturuar bukurinë që shoh./Konica.al

Sot fillon zyrtarisht vjeshta. Konsideruar si sezoni si më romantik dhe më poetik, i aftë të na japë peizazhe që të lënë pa frymë me ngjyra unike. Më 22 shtator duhet t’i themi lamtumirë verës dhe të mirëpresim vjeshtën. Kjo stinë, atmosfera e së cilës na sjell gjithmonë pak melankoli për stinën e verës, ka frymëzuar jo pak artistë, të magjepsur nga bukuria e natyrës: toka vishet me tonalitete të ngrohta dhe gjethet fillojnë të popullojnë rrugët dhe pyjet tona. Ne i rikthehemi jetës së përditshme, në ato çastet e ngrohta nën batanije. Rikthehemi ngadalë për ta braktisur veten në folenë tonë të vogël të shtëpisë, të mbrojtur nga erërat e para. Qytetet rimarrin ritmin e tyre.

 

Fraza e sotme është një fjali e marrë nga Van Gogu, i cili me stilin e tij të pagabueshëm dhe jashtëzakonisht personal, gjithmonë e ka pikturuar natyrën me fuqi evokuese ekstreme. Piktura e tij karakterizohet nga ngjyra të ndezura, thuajse të pazakonta, çka dëshmojnë për vizionin e gjallë të artistit. Sytë e tij dinin të shihnin përtej, ata mund të shihnin gjëra që të tjerët nuk ishin në gjendje t’i shihnin. Për këtë, edhe objektet më të thjeshta, mbartnin një patos të fortë. Shpirti i tij i munduar u pasqyrua në bimë, në pemët e troshitura nga era, në natyrën e ndriçuar nga shkëlqimi i yjeve.

Aforizma

Një libër me poezi është një vjeshtë e vdekur: vargjet janë gjethe të zeza në tokën e bardhë, kurse zëri që i lexon është flladi i erës që i zhyt në zemrat, në skutat e brendshme.

Federiko Garsia Lorka

 

Si një rrugicë vjeshte: sapo gjithçka fshihet, ajo përsëri mbulohet me gjethe të pastra.

Franc Kafka

 

Vjeshta është stina më e trishtë e vitit; perëndimi është ora më e trishtë e ditës: në atë stinë, në atë orë, dielli i afrohet varrit madhështor për ta parë veten si djali i parëlindur i Krijuesit. Në mesditë, ai i mbledh tërë rrezet për t’i vërvitur furishëm për të ndezur natyrën, por aty nga mbrëmja jeta venitet, mirësia shpërndahet dhe ai tani është i lumtur të derdhë gjithë shkëlqimin e tij për hemisferën që e rrethon. Dhe kubeja e qiellit, pasi ka braktisur mantelin blu, prarohet nga drita hyjnore, në atë mënyrë që shekulli të përthithë rrezatimin e shpirtit të madh që e ka dominuar./Konica.al

Francesko Domenico Guerrazzi

 

Nëse një pemë nuk i ka treguar lulet në pranverë, do të jetë e kotë të kërkosh frytet e saj në vjeshtë.

Valter Skot

 

Dua një vjeshtë të kuqe si dashuria, të verdhë si dielli, ende i ngrohtë në qiell, portokalli si perëndimet e diellit të ndriçuara në fund të ditës, vjollcë si kokrrat e rrushit që përtypim. Unë dua një vjeshtë për të zbuluar, përjetuar, shijuar./Konica.al

Stephen Littleword

 

Vjeshta është pranvera e dimrit.

Henri dë Tuluz Lautrec

 

Vjeshta është pranverë e dytë, teksa çdo gjethe është lule.

Albert Kamy

 

Jeta rifillon nga freskia e vjeshtës.

Skot Fitzxherald

 

 

***

Vangjush Mio, ”Vjeshtë” – fotografia kryesore