MENU
klinika

"Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit"

Dënimi i Adriatik Llallës, Rama flet për herë të parë

25.09.2021 - 08:58

Pas dënimit të Adriatik Llallës, me 2 vite burg nga apeli i GJKKO, ka pasur një koment për herë të parë edhe Kryeministri Rama.

Në një intervistë për median franceze Tv5 Monde, Rama tha se ky dënim flet vetë që në Shqipëri pandëshkueshmëria nuk është më një normë. Kryeministri nënvizoi se Shqipëria është në një luftë të hapur kur korrupsionit dhe krimit

“Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës; së pari nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti  po të flasim për sasi, jemi ndër vendet me sasinë më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme edhe në këtë drejtim”, tha Rama.

 

“Toka e premtuar, kostot dhe rreziqet e rrugëtimit të paligjshëm drejt Anglisë”

BIRN: Veriu i Shqipërisë po përballet me një valë migrimi drejt Mbretërisë së Bashkuar

Kreu i Grupit të PD: Yt vëlla do të marrë në qafë veten…

Ervin Hoxha përplaset me Gazment Bardhin: Je gënjeshtar!