MENU
klinika

Operacioni i SPAK në Dibër

Detajet nga aksioni që çoi në pranga zyrtarin

29.09.2021 - 10:31

Sipas burimeve rezulton se një qytetar me inicialet H.Sh, kërkonte të punësohej si mësues dhe për këtë ka kontaktuar me një punonjës të Këshillit të Qarkut Dibër me inicialet F.F.

“Ky i fundit i ka premtuar, kundrejt shpërblimit, që t’i sigurojë ndikim tek drejtuesit e Zyrës Arsimore Dibër”, thanë burimet.

Nderkohe qe gjatë operacionit, “menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100.000 Lekësh nga shtetasi H.Sh., kundrejt shtetasit F.F., kanë ndërhyrë sakaq punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre”.

OPERACIONI

“Në kuadër të procedimit penal Nr.176/2021 të SPAK, nga veprimet ka rezultate që shtetasi H. Sh. ka dashur të fillojë punë si mësues pranë Zyrës Arsimore Dibër.

Për këtë qëllim, ai ka kontaktuar me shtetasin F.F, punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër.

Ky i fundit i ka premtuar, kundrejt shpërblimit, që t’i sigurojë ndikim tek drejtuesit e Zyrës Arsimore Dibër, në mënyrë që H. Sh. të punësohet si mësues pranë kësaj zyre.

Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100.000 Lekësh nga shtetasi H.Sh., kundrejt shtetasit F.F., kanë ndërhyrë sakaq punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre si dhe duke bllokuar provat materiale.

Shtetasi H.Sh. dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, shtetasi F.F dyshohet se ka konsumuar elementet e figurës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, thane burimet.