Të gjithëve na e bëri me sy unaza me diamant që këngëtarja Britney Spears na tregoi në profilin e saj në “Instagram” kur dha zyrtarisht lajmin se ështe fejuar me partnerin e saj Sam Asghari.
E pas një periudhe trazuese për këngëtaren lidhur me çështjen e kujdestarisë së saj që ende diskutohet në gjykatë, fansat nuk mund të mos ishin tejet protektivë ndaj saj dhe aludimet kanë nisur nëse Britney do të firmosë një kontratë paramartesore me Sam.
Dhe përgjigjen na e ka dhënë vetë Sam. Pasi fansat e Britneyt i kërkuan atij me ngulm të firmoste një kontratë paramartesore, Sam u përgjigj fansave se “Po”.
Ai shkruan: “Faleminderit të gjithëve që janë të shqetësuar për Kontratën Paramartesore! Sigurisht që ne do të kemi një kontratë të hekurt për të mbrojtur koleksionin tim të makinave Jeep dhe të këpucëve në rast se ajo më lë një ditë.”
Postimin Asghari e shoqëron me të qeshura, por në të vërtetë kjo është një çështje tejet serioze për çiftin, pikërisht për shkak të problemeve me të cilat është përballur këngëtarja në të kaluarën dhe çështjen ende në diskutim për kujdestarinë e saj.
Vlen të përmendet se Britney nënshkroi një kontratë të tillë me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline, kështu që kjo është diçka që ajo është e prirur ta bëjë… Edhe pse i fejuari i tanishëm Sam, qartazi po bënte shaka për kontratën që e mbron atë, por kjo nuk do të thotë që ata nuk e kanë në plan vërtet një të tillë. Sipas “TMZ” ekipi i këngëtares aktualisht po punon për përgatitjen e kësaj kontrate.
Kujtojmë se Britney e dha lajmin për fejesën e saj me Sam dy ditë më parë, përmes një videoje ku shiheshin të dy sëbashku dhe ajo tregonte për fansat unazën me diamant. “Nuk më besohet” – shprehej ajo. Megjithatë këngëtjarja nuk tha kur do të martoheshin.
Kjo do të ishte martesa e tretë për Britney Spears dhe është e paqartë se kur ata do të lidhin kurorë. Por Britney për herë të parë pas shumë kohësh duket vërtet e lumtur.