MENU
klinika

Mbytet në liqen 45-vjeçari

Doli për të peshkuar por iu përmbys varka

05.09.2021 - 14:32

Një ngjarje e rëndë e ka ndodhur në liqenin e Prespës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga informacionet paraprake dyshohet është mbytur në liqen një 45-vjeçar i identifikuar si Stavri Vasilovski.

I ndjeri kishte dalë për të peshkuar gjatë mbrëmjes, por dallgët e forta kanë përmbysur varkën me të cilën ai po lundronte dhe për pasojë dyshohet të jetë mbytur.

Tashmë pritet mbërritja e polumbarëve për nxjerrjen e trupit.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.