Borussia Dortmund kalon pa problem transfertën e Stambollit ndaj Besiktas. Gjermanët fituan 2-1 dhe marrin tri pikët e parë në grup. Një sukses i ardhur që në pjesën e parë, pavarësisht se në fund pati pak drithërima.
Bellingham shënoi në minutën e 20-të për miqtë. Në fundin e pjesës së parë do të vinte edhe goli i dytë nga i përhershmi Haaland, i shërbyer pikërisht nga autori i golit të parë.
Turqit u kujtuan vetëm në fundin e takimit të ushtronin presion. Montero realizoi në minutën e katërt shtesë, por nuk kishte më kohë dhe Dortmund largohet nga Stambolli me pikët e plota.
Surpriza e madhe erdhi në ndeshjen tjetër. Moldavët e Sheriff Tiraspol mposhtën 2-0 ukrainasit e Shakhtar Donetsk, një prej skuadrave që merr pjesë rregullisht në Champions. Vendasit shënuan nga një gol për secilën pjesë loje dhe treguan se nuk janë rastësisht në grupe.