MENU
klinika

2 vite burg për Llallën/ Çupi: Qytetarëve po u kthehet besimi!

“Drejtësia e re po vepron, zyrtarët e lartë para drejtësisë”

22.09.2021 - 19:00

Dënimin me 2 vite burg për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla me vendim të formës së prerë, për analistin Frrok Çupi është një sinjal për të gjithë skeptikët së drejtësia e re po funksionon. Në një intervistë për Report Tv, Çupi tha se dënimi pikërisht i Adriatik Llallës është shumë domethënëse për shkak të postit të lartë që mbante, ku në vend të bënte drejtësi ishte kthyer në një ndërlidhës të krimit e korrupsionit me njerëzit në pushtet.

Çupi tha se reforma në drejtësi tregoi se Shqipëria ndodhej në një humnerë të thellë padrejtësie pasi 99 % e armatës së saj të drejtësisë ishte i lidhur me krimin në të gjitha nivelet. Por sot, tha Çupi, me pastrimin e drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, dhe dënimin e tyre, njerëzve po u kthehet besimi.

“Ky është zyrtari më i lartë deri tani që është dënuar me një vendim të formës së prerë, është një shans ku skeptiket e drejtësisë së re mund t’u thuhet se ajo po vepron. Unë e shikoj këtë gjë edhe si pikë kryqëzuese të krimit duke u zgjedhur posti më sinjifikativ për ta vënë para drejtësisë, ku Prokurori i Përgjithshëm ka luajtur rolin e ndërlidhësit të krimit me njerëzit në pushtet.

Jam i pirur për të besuar institucioneve dhe besoj angazhimin e SHBA për vendosure drejtësinë në Shqipëri. Kur kthejmë kokën pas shohim që paskemi qenë në humnera të thella të padrejtësisë, e gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte i lidhur me nga krimi ordineder, korrupsionin deri te krimi në nivele të larta të qeverisjes. Po shikojmë se funksionarët e lartë të shtetit po shkojnë para drejtësisë, njerëzit duan të besojnë këtë drejtësi”, tha Çupi.

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi sot të lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar 8 pasuri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN