MENU
klinika

Superliga e Kosovës, Java 7

Dukagjini përmbys Dritën, ndalet Prishtina

30.09.2021 - 18:13

Dukagjini befason Dritën në javën e shtatë të Superligës së Kosovës, duke e mundur 2-1. Në anën tjetër, Prishtina është ndalur në “Fadil Vokrri”, duke barazuar 1-1 me KF Ulpiana.

Drita kaloi e para në epërsi me golin e Ajzeraj në minutën e 39’, por Dukagjini përmbysi gjithçka në pjesën e dytë. Fillimisht, Januzi shënoi për 1-1 në minutën e 49’, ndërsa golin e fitores e shënoi Chibueze në minutën e 87-të.

Për Dukagjinin ishte fitorja e parë këtë edicion dhe tani gjendet në vendin e tetë me gjashtë pikë pas 7 ndeshjeve, ndërsa Drita mbetet në vendin e pestë me 11 pikë, edhe pse kishte shansin të shkonte në krye të renditjes.

Pas dy fitoreve me radhë, të vetmet këtë edicion në Superligë, Prishtina është ndalur në “Fadil Vokrri”. Vendasit kanë ndarë pikët me KF Ulpianën, sfidë që u mbyllë 1-1.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët, Rrezi shënoi për Ulpianën në fund të pjesës së dytë. Prishtina reagoi menjëherë në pjesën e dytë, në minutën e 54’ Leotrim Kryeziu shënoi për 1-1.

Kjo nxiti vendasit që të kërkojnë golin që do t’ia dhuronte tri pikët, por pavarësisht tentimeve, nuk ia dolën, duke u kënaqur në fund me një pikë. Prishtina mbetet në vendin e gjashtë me 9 pikë, ndërsa Ulpiana e parafundit me 6 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN