MENU
klinika

Pas humbjes me Benfica

Dy arsyet pse Barça nuk po shkarkon Koeman

30.09.2021 - 14:49

Ronald Koeman i ka orët e numëruara në krye të Barcelonës, por shkarkimi i tij nuk është aq i lehtë sa duket. Janë dy arsye që presidenca blaugrana nuk nxitohet.

Së pari, në rast se trajneri holandez do të shkarkohej pa një marrëveshje, klubi katalanas do të detyrohet të paguajë 12 milionë euro. Janë shumë për arkat e një klubi që po lëngon financiarisht.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me ndeshjen e radhës kundër Atlético Madrid në Wanda Metropolitano. Sfida luhet të dielën dhe nuk ka kohë që trajneri i ri të organizojë në tri ditë këtë supersfidë. Andrea Pirlo duket se është kandidati kryesor për të drejtuar Barçën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e dyta në grupe

Juve mposht kampionët, Bayern bën detyrën, turpërohet Barça