MENU
klinika

Shënoi golin e fitores

Dy rekordet që theu Ronaldo në ndeshjen e fundit

29.09.2021 - 23:57

Mosha ecën, por rekordet koleksionohen, sepse Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë. Nuk ndalet aspak, edhe kur duket sikur arbitri vërshëllen fundin. Shënoi ndaj Young Boys, e bëri edhe sonte ndaj Villarreal.

Goli i fitores së Cristiano Ronaldos (94:13) është goli më i vonës fitues për Manchester United në Ligën e Kampionëve, duke tejkaluar menaxherin e tij Solskjaer (kundër Bayern 1999, 92:17) si dhe veten e tij (kundër Sporting 2007, 91:56).

Duke luajtur kundër Young Boys, Cristiano Ronaldo ishte bërë lojtari me më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve, duke u barazuar me Iker Casillas. Sonte portugezi la portierin spanjoll prapa, duke arritur 178 paraqitje në kompeticionin më të lartë kontinental.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e dyta në grupe

Juve mposht kampionët, Bayern bën detyrën, turpërohet Barça