Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu ka bërë sërish sot thirrje qytetarëve, duke iu thënë që të shkojnë të marrin dozën e vaksinës anti-Covid-19.
Sipas saj vaksinimi është arma më e fuqishme që ka sot njerëzimi dhe një mendjelehtësi që ka pasoja të rënda.
Manastriliu u shpreh se pasojë më të rëndë se humbja e jetës nuk ka, ndaj qytetarët nuk duhet të humbin kohë.
“Mos e neglizhoni vaksinimin duke dëgjuar broçkullat e kujt nuk ka as edhe një minimum humanizmi dhe përgjegjshmërie. Sfida që disa i bëjnë shkencës dhe mjekësisë, refuzimi për të pranuar mendimet e ekspertëve më të mirë në Botë, që thonë se vaksina është arma më e fuqishme që ka sot njerëzimi, është një mendjelehtësi që ka pasoja të rënda. Dhe pasojë më të rëndë se sa humbja e jetës, nuk ka”- Apeli i Ministres Ogerta Manastirliu për qytetarët për t’u vaksinuar sa më parë ndaj COVID-19”, tha Manastirliu.
Ministrja tha më tej se shumica dërrmuese e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar.
“Edhe pse shifrat e infeksioneve të shkaktuara nga Covid-19 kanë pësuar një ulje të lehtë në ditet e fundit, për fat të keq, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me fatalitetet. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalet tona Covid, shumë qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën për jetën. Sipas raportimit nga spitalet COVID 95 % e rasteve shtrimeve në spital janë të pavaksinuar. Po kështu shumica dërrmuese e viktimave në Spitalet Covid, janë jetë njerëzish që e humbën luftën, për shkak të mosvaksinimit”, theksoi Manasirliu në mesazhin e saj.