MENU
klinika

Çfarë raporton INSTAT?

Ekonomia rritet ndjeshëm në tremujorin e dytë

30.09.2021 - 11:16

Ekonomia ka shënuar një rritje të ndjeshme në tremujorin e dytë të këtij viti.

INSTAT raportoi se zgjerimi i prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për periudhën prill-qershor ishte 17.9% me bazë vjetore.

Ky përmirësim ishte i pritshëm teksa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar vendi vuajti një krizë të thellë si rrjedhojë e karantinës së detyruar nga Covid-19, çka bëri që PBB-ja të binte me 10.2%. Rritja në tremujorin e dytë të këtij viti u udhëhoq nga industria nxjerrëse, tregtia, transporti e akomodimi ushqimor dhe ndërtimi.

Të gjithë sektorët janë rikuperuar me zgjerim dyshifror, por më e fortë rritja ishte për ndërtimin, industrinë, tregtinë, artet argëtim e çlodhje, tregtinë. Më e ulëta ishte për aktivitetet e pasurive të paluajtshme, që ishte e vetmja vitin e kaluar me zgjerim pozitiv.

INSTAT raportoi se produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2021 vlerësohet me rritje prej 17,89 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2020. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët:

Industri, Energji dhe Uji me +4,13 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +4,09 pikë përqindje, Ndërtimi me +3,42 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1,56 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +1,04 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,64 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0,59 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,50 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,38 pikë përqindje, Negativisht kontribuan aktivitetet: Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me 0,19 pikë përqindje.

Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +1,73 pikë përqindje.

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e dytë të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, shfaqen si më poshtë:

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rënie me 0,61 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 39,85 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 41,68 %. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 31,80%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 13,34 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 27,31%.

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 10,09 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 18,48 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 13,06 %. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rritje me 34,04 %. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 13,96 %.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 2,11 %.

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me një rënie prej 0,23 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rritje prej 6,75 %. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rritje me 9,09 %. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rritje prej 1,71 %.

Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pati një rritje me 5,26 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rënie prej 3,93 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rritje me 3,04 %. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rritje prej 3,01 %. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rënie prej 0,60 %.

Aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rritje prej 0,62 %. Taksat Neto mbi produktet patën një rritje me 0,52 %.

Konsumi rritet me gati 10%

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e dytë të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 9,83 %. Konsumi final i qeverisë u rrit me 10,97 %.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 35,72 %.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 130,55 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 53,64 %.

Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, ndryshimet në krahasim me tremujorin paraardhës, shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës pësoi një rënie me 0,46 % krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021.

Konsumi final i qeverisë u rrit me 1,91 %.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks shënoi një rritje me 7,30 %.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 10,73%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 1,98 %./Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


FMN ndryshon parashikimin për Shqipërinë

Ekonomia arrin nivelin e parakrizës që këtë vit

Sfidë mbetet borxhi i lartë që pengon investimet

BB nuk ka lajme të mira për ekonominë shqiptare

Parashikimet e BERZH mbi pasiguritë këtë vit

“Ekonomia do rritet me 4.5%, e fundit në Rajon”

Prof. Dr. Adrian Civici/ Cilat janë disa nga shkaqet kryesore?

“Goditjen më të rëndë e pësuan bizneset e vogla”


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!