MENU
klinika

4 persona bien në prangat e policisë

Emrat/ Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur në Sarandë

12.09.2021 - 11:59

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Sarandës pasi ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të quajtur “Kurora e qytetit”. “Blutë” kanë shpallur në kërkim edhe një 49-vjeçar, i cili i kishte kontraktuar për të kryer punimet.

“Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” i shtetasve: Shenasi Ahmetaj, 47 vjeç, banues në Sarandë, Flamur Baraj, 46 vjeç, banues në Mallakstër, Elton Pashka, 37 vjeç, banues në Delvinë dhe Astrit Rrupulli, 51 vjeç, banues në Librazhd”, thuhet në njoftim.

“Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e shtetasit Aleksandër Rica, 49 vjeç, banues në Sarandë”, vijon njoftimi.

NJOFTIMI

Sarandë/ Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të quajtur “Kurora e qytetit”, vihen në pranga 4 shtetas.

Shpallet në kërkim dhe një 49-vjeçar, i cili i kishte kontraktuar për të kryer punimet.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se në vendin e quajtur “Kurora e qyetit”, në lagjen nr.3, Sarandë, po kryeshin punime pa leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

Si rezutat u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” i shtetasve: Shenasi Ahmetaj, 47 vjeç, banues në Sarandë, Flamur Baraj, 46 vjeç, banues në Mallakstër, Elton Pashka, 37 vjeç, banues në Delvinë dhe Astrit Rrupulli, 51 vjeç, banues në Librazhd.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas (punetorë) jane kontraktuar nga shtetasi A. R, dhe po kryenin punime për ndërtimin e një objekti (vilë), në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.

Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e shtetasit Aleksandër Rica, 49 vjeç, banues në Sarandë. Vijon puna për kapjen e tij dhe vënien para përgjegjësisë ligjore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit

‘Unaza e Re’/ Deri tani janë shembur 18 objekte pa leje

"S'merr pjesën që i takon nga..."

“Kukësi po zbrazet nga emigracioni”


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë