MENU
klinika

U kapën duke shitur drogë

Emrat/ Policia aksion për arrestimin e 4 personave

30.09.2021 - 12:05

Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit në kudër të një operacioni kundër shitjes së lëndëve narkotike.

Blutë e qytetit bregdetar bënë të ditur se u sekuestruan rreth 21 kg lëndë kanabis sativa, që do shitej kundrejt vlerës monetare 38.800 euro.

Të arrestuarit janë Admir Dedja, 25 vjeç, Beart Ismailaj, 24 vjeç, Hismet Toro, 33 vjeç dhe Misim Koldashi, 55 vjeç, ky i fundit ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas vëzhgimit të pandërprerë dhe informacioneve të siguruara nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve dhe agjentët e Forcave Operacionale. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po tentonin të shisnin, kundrejt shumës 38.800 euro, rreth 21 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u gjet në garazhin e banesës së shtetasit Misim Koldashi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, në pronën e shtetasit Misim Koldashi, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara disa bimë narkotike cannabis sativa.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin