MENU
klinika

Rreth 72 orë i bllokuar në minierë

Ende asgjë për fatin e minatorit Muharrem Plaku

18.09.2021 - 10:27

Prej gati 72 orësh i bllokuar në galerinë e errët të minierës së Bulqizëqs, shpresat për ta gjetur gjallë minatorin Muharrem Plaku sa vijnë edhe dobësohen. Operacionet e kërkimit vijojnë, por puna po ecën me ritme shumë të ngadalta për shkak të frikës për shembje të tjera në galeri që do të rrezikonin jetën e punonjësve të shpëtimit.

Një ditë më parë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera njoftoi se operacioni është mjaft i vështirë, për shkak se vijojnë të bien minerale

Për gjendjen shëndetësore të minatorit 60-vjeçar nuk ka ende asnjë informacion.

Në Galerinë 3, që menaxhohet nga kompania minerare “KADURTEX” kanë qenë duke punuar 6 minatorë. 60-vjeçari me profesion teknik ka qenë duke hapur frontin e ri të punës për minatorët që do të nxirrnin më pas mineralin e kromit, por dyshohet se në thellësi ka pësuar shembje pingule masivi shkëmbor. Pesë prej minatorëve mundën të shpëtojnë, me dëmtime të lehta, ndërsa kolegu i tyre mbeti i bllokuar.

Subjekti minerar “KADURTEX sh.p.k.” ka administrator Kapllan Duriçi dhe bashkëpronarë vëllezërit e tij Myfit dhe Ilber Duriçi. Ndërsa policia bën të ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk ka asnjë person të ndaluar.