Jo vetëm një gazetare e klasit botëror për BBC World Service por edhe një grua e jashtëzakonshme në shërbim të bashkëkombasve të saj sot në nevojë në Afganistan.
Yalda Hakim, me dedikimin dhe përkushtimin sot është kthyer në engjëlli mbrojtës të shumë vajzave afgane të cilat i nxori nga Kabuli dhe janë strehuar në Shqipëri.
Ka një arsye të fortë për këtë.
Ajo vetë kur ishte 6 muajshe bashkë me familjen u kthyen në refugjatë lufte.
Me qindra të tjera mbetur pas, i shkruajnë, i kërkojnë ndihmë cdo ditë për ti nxjerrë nga ferri Afganistanit.
Yalda Hakim,ka lindur në Kabul më 25 Qershor 1983.
Familja e saj u largua nga Afganistani për në Pakistan kur ajo ishte 6 muajshe në kohën sapo kishte nisur lufta Afgano-Sovietike. Pas dy vitesh familja në vitin 1986 u zhvendos për në Australi.
Atë kohë Yalda ishte 3 vjece.
Me përfundimin e shkollës së mesme ku si pasion kishte violinën dhe ishte kapitene e skuadrës së sportit të shkollës, Yalda Hakim studioi për Media dhe Art në universitetin Macquarie.
Ndërsa në vitin 2005 u diplomua edhe për gazetari nga kolegji Macleay.
2007-2009 studioi edhe në degën e Shërbimeve të Transmetimeve Televizive. Krahas Anglishtes ajo është fluente edhe e gjuhëve Dari, Hindi, Pashto, Persisht dhe Urdu.
Hakim u rikthye në Kabul në 2008 ku xhiroi episodin e parë të programit të saj Dateline për SBS World News Australia.
Në një intervistë për këtë rikthim në atdhe ajo ka thënë:
“Ai udhëtim i parë ishte shumë i vështirë për mua por ishte fillimi raportimeve 12 vjeçare që vazhdon edhe sot”.
Ky emision e çoi në shumë vende të botës nga ku raportoi zhvillime të rëndësishme.
Në vitin 2009 OKB do ti jepte çmimin E Medias për Paqen.
Në Dhjetor 2012 u raportua se Hakim mund ti bashkohej gjigandit britanik BBC. Pas bisedimeve me drejtuesit ekzekutiv të BBC Ëorld Service pas konferencës së transmetimeve televizive në Brisbane dhe takimeve të zhvilluara në New York, Dubai dhe Afganistan Yarda Hakim për herë të parë u shfaq në BBC News Channel dhe BBC World News si prezantuese dhe korrespondente në Dhjetor 2012.
Në Tetor 2013 intervistoi në Kabul për programin Newsnight presidentin e kohës në Afganistan Hamit Karzai dhe ndoqi vizitën e tij në Pakistan për bisedimet me Presidentin Asif Ali Zardari.
Për paqen në rajon intervistoi liderin e Iranit Mahmoud Ahmadinejad.
Raportoi nga Libia “Pranverën Arabe” dhe përpjekjet e libianëve për liri nga regjimi Gaddafit.
Intervista e saj me HR McMaster ish këshilltar për sigurinë kombëtare i ish presidentit Trump kur ai tha se Rusia ndërhyri në zgjedhjet amerikane të 2016 u kthye ne lajm botëror.
Në ditën kur Talibanët marshuan dhe hynë drejt Kabulit Yalda Hakim u kthye në lajm botëror. Zëdhënësi i Talibanëve Suhail Shaheen e
telefonoi kur ajo ishte live në studio dhe Hakim, nuk nguroi ta fus në transmetim përmes celularit të saj.
Yalda Hakim shpeshherë moderon evente të profilit të lartë si Samitin e Nobelit për Paqen, Forumin Botëror Ekonomik, Forumin Halifax për Sigurinë dhe Dialogun Raisina në Delhi.
Paralelisht me angazhimet e saja të shumta mediatike prej shumë vitesh në 2018 themeloi edhe fondacionin që mban emrin e saj në Afganistan, kjo në shenjë përgjegjësie për vendlindjen e saj nga ku afganët e kanë quajtur “Vajza e Kombit”.
Fondacioni Yalda Hakim ndihmoi dhe mbështeti avancimin e edukimit për vajzat e talentuata në Afganistan, posacërisht ato me nevoja social ekonomike dhe nga komunitete të lëna në harresë, duke u mundësuar bursa dhe intershipe.
Ky fondacion po ashtu ka dhënë shumë bursa 4 vjecare për vajzat studente duke i mundësuar ndjekjen e shkollës së lartë në partneritet me “American University of Afghanistan”.
Disa prej tyre vajzave tashmë strehohen në Shqipëri.
Muhamed Veliu i Top Channel thotë se për Yalda Hakim një sfidë e re ka nisur. Integrimi i ri këtyre vajzave të shpëtuara, në jetën e re larg atdheut dhe familjeve të cilave u duhet ta nisin gjithcka nga zerro.
Njësoj sic Yalda e nisi kur emigroi në Australinë e largët me babain arkitekt, nënën infermiere dhe vëllain e motrën.
Me mirësinë që e karakterizon duke e përcjell, konfidencën bashkë me një rrjet miqsh në të gjithë botën, tashmë edhe në Shqipëri ajo do t’ja dalë.