Këngëtari Ermal Meta ka performuar për publikun shqiptar mbrëmjen e sotme në koncertin që po mbahet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë. Koncerti është hapur nga këngëtarja Elhaida Dani, e cila me zërin e saj potent di “të bëjë për vete” publikun.
Fillimisht Meta ka kënduar disa këngë italiane për ta mbyllur më pas koncertin me këngë në gjuhën shqipe.
Muzika e Ermal Metës dhe bandës së tij po shijohet mjaft mirë nga prania e njerëzve në ambientet e stadiumit.
Ndërkohë gjatë paradites së sotme, këngëtari është takuar me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit i ka dhuruar atij edhe librin me piktura.
“Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë. Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama.