MENU
klinika

‘9/11’

FBI publikon dokumentin sekret për të vërtetën e rrëzimit të Kullave Binjake

12.09.2021 - 21:52

Javanews
Home Bota
‘9/11’, FBI publikon dokumentin sekret për të vërtetën e rrëzimit të Kullave Binjake
12/09/2021 19:05
‘9/11’, FBI publikon dokumentin sekret për të vërtetën e rrëzimit të Kullave Binjake
Një ditë pasi dje u bënë plot 20 vite nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, autoritetet kanë pranuar të publikojnë një dokument sekret.

FBI ka nxjerrë një dokument të deklasifikuar orët e fundit, me 16 faqe, që lidhet me mbështetjen logjistike të ofruar për dy prej rrëmbyesve sauditë në prag të sulmeve.

Sipas Aljazeera, dokumenti, i publikuar para disa orësh, përshkruan kontaktet që rrëmbyesit kishin me bashkëpunëtorët sauditë në Shtetet e Bashkuara, por nuk ofron prova nëse qeveria saudite ishte bashkëfajtore në komplot.

Ai është regjistrimi i parë hetimor që zbulohet pasi presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi një rishikim të deklasifikimit të materialeve që prej vitesh kanë mbetur jashtë syve të publikut.

Biden kishte hasur në presion javët e fundit nga familjet e viktimave, të cilët kanë kërkuar prej kohësh regjistrimet teksa po ndiqnin një padi në Nju Jork duke pretenduar se zyrtarë të lartë sauditë ishin bashkëpunëtorë në sulmet.

Ndërkohë spekulimet për përfshirjen zyrtare u mbyllën menjëherë pas sulmeve kur u zbulua se 15 nga 19 sulmuesit ishin sauditë.

Nga ana tjetër Osama bin Laden, udhëheqësi i al-Kaedës në atë kohë, ishte gjithashtu nga një familje e shquar në mbretëri.

Ndërkaq qeveria Saudite ka mohuar prej kohësh çdo përfshirje në këtë ngjarje.