Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi me votë të fshehtë 15 anëtarët e Kryesisë që i bashkohen pjesës tjetër që janë automatikisht për shkak të postit që morën nga kryedemokrati Basha.
Në fletën e votimit demokratët kishin dy lista, një me burrat ku ishin 42 kandidatët për 10 vende dhe një me 20 gra për 5 vende në Kryesi. Procesi i numërimit zgjati deri orët e para të ditës së djeshme dhe më i votuari rezultoi të ishte ish-kryetari i FRPD-së, Gert Bogdani. Në përfundim të votimit, në emrin e Gert Bogdanit kishte 281 vota demokratësh. Ndërkohë që Tomorr Alizoti, i cili në 2019-ën rezultoi më i votuari në zgjedhjet e dy ditëve më parë zbriti me një vend më poshtë, duke u renditur në vendin e dytë në listën e burrave me 179 vota.
Lista pasohej nga deputeti që do të ulet për herë të parë në Parlament dhe u zgjodh në qarkun e Lezhës e bëhet fjalë për Agron Gjekmarkajn. Ndërkohë, në vend të 4-t me më shumë vota nga demokratët e Këshillit Kombëtar të PD-së ishte deputeti më i votuar në qarkun e Korçës në listën e PD-së, Ervin Salianji. Po ashtu, për herë të parë në Kryesinë e Partisë Demokratike do të jetë edhe studiuesi Fitim Zekthi me 119 vota. Ndërkohë, Gent Strazimiri u fut në Kryesinë e PD-së me short.
Strazimiri kishte vota të barabarta me Luan Baçin (114 vota), me kryetarin e PD-së në Fier, Luan Baçi. Por për shkak se u mbushën kuotat, komisioni vendoste që të fuste në Kryesi vetëm njërin prej tyre, duke hedhur short. Nga përzgjedhja e rastësishme e bërë nga një nga gazetarët që ndiqnin procesin u zgjodh Gent Strazimiri.
GRATË
Nga lista me 20 kandidate gra për në Kryesinë u zgjodhën 5 anëtare, nga të cilat vetëm dy ishin edhe në Kryesinë e kaluar, ndërsa tri të tjerat futen në Kryesi për herë të parë. Në krye të listës se grave që hynë në Kryesinë e PD-së ishin dy anëtaret që u rikonfir- muan. Bëhet fjalë për Orjola Pampurin, që u zgjodh deputete në Tiranë, dhe Dhurata Tyli (Çupi), që u zgjodh e deputete në qarkun e Dibrës. Ajo që bie në sy në fakt në këto dy kandidatura, është fakti se në listën e PD-së të kandidatëve për deputet të zgjedhjeve të 25 prillit të dyja gratë ishin renditur në vijën e kuqe të listës fituese.
Ndërkohë që ka rezultuar se kanë mbështetje në strukturën më të lartë të selisë blu. Sipas rezultatit përfundimtar të numërimit, Orjola Pampuri mori 199 vota, ndërsa deputetja Dhurata Tyli (Çupi) mori 160 vota. Sakaq, për herë të parë në Kryesinë e PD-së futet Juela hamataj, një figurë e re dhe shumë pak e njohur nga strukturat e Partisë Demokratike. Në përfundim të numërimit, në emër të saj figuronin 131 vota njësoj sa Taulanda Jupi, e cila po ashtu futet për herë të parë në Kryesi.
Ndërkaq, deputetja e zgjedhur në Lezhë, Lindita Metalija, e cila u përjashtua nga Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve, por u bë më pas pjesë e listës për deputet, mori mjaftueshëm vota nga demokratët për t’u bërë pjesë e strukturës më të lartë të vendimmarrjes së PD-së.
PARADOKSET
Nëse i hedhim një vështrim numrit të votave që morën 42 kandidatët burra për në Kryesinë e PD-së ka disa moskoordinime logjike. Kështu, kandidati për kryetar të Partisë Demokratike që në qershor mori mbi 5 mijë vota si kandidat për kryetar partie, nuk arrin të marrë më shumë se 100 vota po nga demokratët për të qenë pjesë e kryesisë së PD-së. Agron Shehaj, sipas rezultatit të numërimit, ka marrë vetëm 46 vota nga demokratët.
Ndërkohë, po ashtu më herët, Shehaj mori mbi 10 mijë vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit, megjithatë ndonëse demokratët e kanë votuar më 25 prill dhe në qershor për kryetar partie ditën e hënë, ai s’mori dot vota mjaftueshëm për t’u bërë anëtar Kryesie. Një rast tjetër që ka moskordinim logjik në këto zgjedhje është rasti i deputetit të zgjedhur në qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi. Boçi u rendit nga kryedemokrati Basha në listën e PD-së në qarkun e Elbasanit në vendin e 7-të (Ndërkohë që objektivi maksimal i PD-së në këtë qark ishte 7 mandate).
Por, duket se demokratët e Elbasanit kërkuan që Boçi t’i përfaqësonte ata në Parlament dhe më 25 prill ai mori vota mjaftueshëm për të thyer herësin dhe për të thyer listën e kryetarit. Por, edhe Boçi, i cili arriti të thyente listën e kryetarit në zgjedhjet e 25 prillit, nuk arriti të merrte vota mjaftueshëm në Këshill Kombëtar për t’u bërë pjesë e Kryesisë së PD-së.
Rast i njëjtë ku demokratët e zonës e duan dhe demokratët e qendrës nuk e duan është edhe Bardh Spahia. Spahia u rendit nga kryedemokrati Basha poshtë listës fituese në qarkun e Shkodrës. Por më 25 prill, Spahia ishte më i votuari nga demokratët e Shkodrës dhe për pak vota mund të ishte futur në Parlament, megjithatë demokratët që votuan të hënën mendojnë se ai nuk mund të jetë në strukturën më të lartë të PD-së. I njëjti para- doks edhe për rastin e Agron Kapllanajt në qarkun e Fierit.
Ndërkohë, paradoksi tjetër që mund të shërbej edhe si mësim për kreun e PD-së është edhe rasti i Gert Bogdanit që mori më shumë vota për në Kryes- inë Kombëtare. Në zgjedhjet e 25 prillit, Bogdani u mënjanua nga kreu i PD-së, duke mos u futur në listë për deputet, por nga ana tjetër rezulton një mbështetje e lartë për ish-kreun e FRPD-së.
KRYESIA E ZGJEDHUR
RENDITJA SIPAS VOTAVE
1-Gert Bogdani 281 vota
2-Tomorr Alizoti
3-Agron Gjekmarkaj
4-Ervin Salianji
5-Flamur Noka
6-Oerd Bylykbashi
7-Kreshnik Collaku
8-Aldo Bumci
9-Fitim Zekthi
10-Gent Strazimiri (u zgjodh me short)
GRATË E ZGJEDHURA NË KRYESINË E PD-SË SIPAS VOTAVE
1-Oriola Pampuri
2-Dhurata Çupi
3-Juela Hamati
4-Taulanta Jaupi
5-Lindita Metaliaj
Shehaj, Kadilli e Bozdo “përjashtohen” nga Kryesia
Demokratët duket se janë treguar hakmarrës ndaj kritikëve të lidershipit të tyre. Kjo konstatohet nga fakti që mbeten jashtë dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, Agron She- haj dhe Fatbardh Kadilli. Ndonëse Shehaj mori vota të konsiderueshme në zgjedhjet për deputet, por edhe kur rivalizoi Bashën, ai nuk mundi të futej në Kryesinë e PD-së.
Ndërkohë që Fatbardh Kadilli, i cili u zgjodh në Kryesinë e PD-së më 2019, dy vite më vonë pasi rivalizoi Bashën në qershorin e kaluar u ndëshkua nga demokratët, duke mos e zgjedhur më në kryesi. Ndonëse më i moderuar, demokratët kanë “ndëshkuar” edhe Enno Bozdon. Edhe ky i fundit ndonëse u zgjodh në 2019 dy vite më vonë u la jashtë Kryesisë nga Këshilli ri Kombëtar. Sakaq, kryesia e Partisë Demokratike në krahasim me vitin 2019 ka pësuar një zgjerim të konsiderueshëm, duke shkuar nga 27 anëtarë që kishte Kryesia dy vite më parë në 38 anëtarë tashmë.