MENU
klinika

I jep fund thashethemeve

Flitet se është në lidhje, Bora Zemani i sqaron të gjithë

20.09.2021 - 09:34

Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Për prezantuesen e emisionit “Për’puthen” qarkullojnë fjalë se është në lidhje me ish-konkurrentin e programit, Atdhe Xharavinën. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e ‘fiksimit’ të Atdheut me Borën sa në një intervistë të fundit kur u pyet sesi dëshiron ta quajë vajzën, ai zgjodhi emrin Nala, të njëjtin emër që ka thënë dhe Bora. Ama Bora vendosi ‘pikat mbi i’.
Prezantuesja ka realizuar një pyetësor te faqja e saj e Brandit: Bzzz Company. E pyetur në lidhje me këtë çështje ajo tha se është 100% single.

Kujtojme se Bora deshiron ta mbaj larg jeten private: “Unë nuk kam dashur të flas për jetën time personale dhe kam folur shumë rrallë. Në disa momente më është dashur të jap përgjigje për të shuar kuriozitetin e njerëzve, që janë të interesuar për jetën e personazheve të njohur. Nëse unë do të zgjidhja do ishte ideale që unë të bëj punën time në televizion dhe kur të dal jashtë punës askush të mos më njoh. Kam folur disa herë dhe tani e kam vendosur që do e qep gojën përfundimisht, nuk do të them më asgjë për jetën time private”, tha Bora me bindje të plotë.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë