MENU
klinika

Çfarë nuk u pa në Asamblenë e PS

FOTO/ Majko dhe Braçe largohen me ‘maska’ në fytyrë, shmangin Ramën

02.09.2021 - 15:23

Erion Braçe dhe Pandeli Majko ishin dy nga zyrtarët e lartë të qeverisë ‘Rama 2’ që mbetën jashtë projektit të ri.

Braçe u zëvendësua nga Arben Ahmetaj në postin e zv.kryeministrit, ndërsa Pandeli Majkos i shkoi më keq, atij iu shkri ministria e Diasporës që drejtonte, madje nuk mori dot as mandatin e deputetit të PS.

Pas njoftimit të emrave të kabinetit të ri, fotografi I LSA ka kapur çastet kur Pandeli Majko dhe Erion Braçe janë larguar me maska në fytyrë para se të dilte Rama nga salla e Pallatit të Kongreseve.

Ndërkohë që gjatë pritjes në holl, ka rënë dhe sy përqafimi i Ilir Beqaj ndaj Ulsi Manjës, i cili mori postin e ministrit të Drejtësisë, duke i hequr karrigen Etilda GJonajt.

Ndërkohë që më i hutuar u duk Eduard Shalsi, i cili u zëvendësua nga Edona Bilali, deputetja e re e Shkodrës.