Partia Socialiste ka mbajtur online Komisionin për Edukimin dhe Median. Mbledhja u drejtua nga zv.kryetari Petro Koçi.
Ai shpresoi që herën tjetër të gjendet një konsensus me opozitën për mbajtjen e mbledhjeve.
‘’Përshëndetje, zhvillojmë sot mbledhjen e komisionit online sipas vendimit të konferencës së kryetarëve. E qartë që përfaqësuesi i opozitës ka pretendim. Nuk është komisioni që zgjidh pretendimet mbi ecurinë e procedurave parlamentare, por konferenca e kryetarëve. Jemi të detyruar si shumicë, jemi shumicë edhe në këtë komision, të zbatojmë vendimin e konferencës. Shpresojmë të kemi procedim konsensual. Për momentin jemi të detyruar vendimin. ‘’– tha Koçi.
Ndërkohë opozita më parë u mblodh në sallën e komisionit me prezencë fizike të deputetëve teksa kryetari Agron Gjekmarkaj deklaroi se mazhoranca nuk mori pjesë.
‘Gjendemi përballë një situatë absurde. Mazhoranca nuk u paraqit sepse nuk do ballafaqimin me opozitën. Kukullat e Edi Ramës nuk duan të diskutojnë për çështjen arsimit. Kanë shumë gjëra që duan ti kalojnë në mënyrë që mos të përballen me opozitë.’ – tha Gjekmarkaj në dalje të mbledhjes.