MENU
klinika

Nuk respektoi orën policore

Gjobitet administratori i një lokali në Sarandë

12.09.2021 - 11:22

Policia e Sarandës ka vijuar kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Sipas njoftimit për mediet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë konstatuar në vendin e quajtur “Ura e Kranesë” 1 subjekt që po vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Në vijim të veprimeve specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht administratorin e subjektit shtetasin V(D). M., 45 vjeç, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” Ushtrimi pa lishencë i veprimtarive financiare”, dhe ”Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Gjithashtu, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorin e subjektit, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, dhe masa administrative 10.000, për 23 klientë, të konstatuar në subjekt.

Gjatë kontrollit të ambientit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN