MENU
klinika

Akuzat për punësime masive gjatë fushatës

Gjykata e Apelit në Shkodër i jep të drejtë PD-së

24.09.2021 - 10:03

Gjykata e Apelit në Shkodër i ka dhënë të drejte Partisë Demokratike dega Vau Dejës, për akuzat e ngritura në Prokurori për punësimet masive gjatë fushatës elektorale në territorin e Bashkisë Vau Dejës.

Në vendimin e Gjykatës se Apelit, kjo e fundit detyron Prokurorinë që të nisë hetime dhe të thërrasë ne organin e akuzës personat përgjegjës dhe Kryetarin e Bashkisë Vau Dejës si autorë të punësimeve elektorale.

Ka qenë përfaqësuesi ligjor i PD Marash Logu i cili në një prononcim për mediat ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Apelit.

Nga ana tjetër Logu ka zbuluar edhe prova konkrete që implikojnë administratën e Bashkisë Vau Dejës në këto punësime masive për fushatën elektorale të 25 Prillit.

Logu ndër të tjera deklaroi se këto prova janë vetëm maja e ajsbergut e abuzimeve dhe masakrës elektorale që ka bërë partia në pushtet, por deklaroi se këto prova tashmë janë të depozituara në organet e drejtësisë.

Fillimisht Prokuroria e kishte pushtuar këtë çështje të PD, por Gjykata e Apelit vendosi që Prokuroria të nisë hetimet për këto akuza të PD për bashkinë e Vaut të Dejës, lidhur me punësimet, tenderat, subencionet dhe pëfitimet e tjera që janë bërë, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.