MENU
klinika

Shumë pranë nesh

Greqia zbulon 6 pacientë të prekur nga Varianti “MU”

03.09.2021 - 13:38

Greqia regjistron rastet e para të Covid-19 me variantin “MU”.

Lajmi u konfirmua nga Komiteti i Ekspertëve të Greqisë, institicion që bëri të ditur se tashmë janë gjetur 6 pacientet e parë që ishin prekur nga ky mutacion I ri I Covid-19.

Të infektuarit me variantin e ri “MU” ndodhen në këto zona të vendit: Në Atikë (1), Argolida (2), Arta (1) dhe Eleftherios Venizelos (2).

Megjithatë në Greqi për momentin varianti “Delta” po njeh përhapje të madhe për shkak edhe të aftësisë për tu transmetuar lehtë. Gjatë 24-oreëve të fundit në Greqi 33 pacientë humbën jetën nga COVID-19, ndërsa u shënuan 2840 raste të reja.

Nga ana tjetër Varianti “MU” që u identifikua për herë të parë në Kolumbi , ka shqetësuar jo pak ekspertet e mjekësise pasi ka dyshime se mund të jetë rezistenc edhe ndaj vaksinave që janë prodhuar deri më tani.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi