Edhe këtë vit, COVID-19 do të diktojë vitin e ri shkollor. Pa tekste me vete, vetëm me laps e fletore, me maska e distancë, qindra mijëra nxënës nisin sot shkollën, por jo vitin e ri.
Ata rikthehen në banka katër javë përpara datës së caktuar për të plotësuar mangësitë e vitit që shkoi. E ndërgjegjësuar për një mësim të cunguar për shkak të situatës pandemike që la së paku dhjetë bashki me mësim në distancë për një periudhë të caktuar, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, vendosi ta shtyjë me dy javë datën e vitit të ri shkollor. Kështu, nxënësit që kanë dëshirën për të mësuar diçka nga viti që lanë pas, kanë katër javë në dispozicion, deri në 24 shtator për të rinisur klasën pasuese në datën 27.
Protokolli i masave është thuajse i njëjtë me atë të vitit që shkoi, ndërsa mësuesit, prej ditësh kanë në duar udhëzuesit për përmirësimin e arritjeve të nxënësve për ciklin fillor, arsimin e mesëm të ulët dhe gjimnazet. Mësimi përsëritës, ndonëse një e mirë për nxënësit që kanë nevojë dhe duan të përsërisin njohuritë, është jogjithëpërfshirës. Klasa e parë dhe e dhjeta nuk rikthehen dot në banka që sot, por duhet të presin datën 27.
Përveç librave që i kanë dorëzuar të gjithë nxënësit në muajin qershor, ata që hyjnë për herë të parë në klasa apo ndër- rojnë shkollë për të nisur një cikël të ri, nuk kanë çfarë të përsërisin. Por, edhe për pjesën tjetër të nxënësve, ka rezerva. “Mënyra e menduar për mësime plotësues nga 1- 27 shtator është dështim pa filluar.
Mësuesi planifikon dhe nxënësi nuk do të vijë, ose nga maksimumi 30 nxënës do të vijnë dhjetë. Planifikimi dështon. Pas tri orë të detyrueshme, orët e tjera të qëndrimit do të jenë hallakatje”, shprehet një mësuese sindikaliste në një status në “Facebook”, duke sh- tuar se orari i organizuar është disiplinë për shkollat, kjo që serviret nga MAS është dësh- tim i radhës.
Nga ana tjetër, mësuesit thonë se kanë komu- nikuar me prindërit për të rritur pjesëmarrjen e fëmijëve në mësimin katërjavor, i cili do të jetë me dëshirë, edhe pse nën ciklin e arsimit të detyruar.
TEKSTET
Edhe dy klasa të tjera, e teta dhe e nënta, janë përfshirë këtë vit në skemën e teksteve që ofrohen falas, duke pajisur me libra të gjithë nxënësit e arsimit 9-vjeçar. Lajmin e dha ministrja e Arsimit, Evis Kushi, teksa dorëzoi në mënyrë simbolike librat shkollorë te tre fëmijët e një familjeje në Elbasan. “Patëm kënaqësinë t’u dorëzonim tekstet shkollore falas tre fëmijëve në familjen e Fatmir Sinanit, baba i binjakëve Xhuel dhe Nuel në klasën e dytë, dhe Sevit, nxënëse në klasën e nëntë”, shkruan Kushi. Së bashku edhe me 16 kategoritë në nevojë nga klasat 10-12, numri i nxënësve përfitues në total është 280 mijë.