Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Kavajë.
Sipas informacione paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 në fshatin Gosë të Kavajës, ku elektricisti Sadi Qahajaji, rreth 60 vjeç, ka rënë nga kabina elektrike ku kishte shkuar për një defekt.
Elektricisti është dërguar në spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur të mbijetojë. Elektricisti ishte punonjës në OSHEE Rrogozhinë.
Informacion paraprak
Më datë 30.09.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Gosë, Rrogozhinë, dyshohet se duke punuar është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën elektricisti shtetasi S. Q., 62 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.