Ka shumë pikëpyetje brenda grupit të vogël që i është bashkangjitur Berishës por edhe atyre që e vështrojnë nga jashtë se çfarë plani ka ai për tu përballur me Lulzim Bashën.
Fillimisht Sali Berisha tha vet se do të takojë demokratët në gjithë Shqipërinë dhe do të organizojë një referendum për të shkruar Lulzim Bashën, pas vendimit të marrë për nxjerrjen e Berishës jashtë grupit parlamentar të PD.
Pastaj u organizua takimi i parë dhe pas takimit Flamur Noka, si deputeti më me përvojë partie që ka shkuar me Berishën, tha se meqë statuti nuk parashikon referendum dhe çudia ishte që Berisha nuk e dinte, ngaqë se ka lexuar kurrë statutin e partisë së vet, atëherë do mbledhim firma të mbledhim Këshillin Kombëtar dhe të ndryshojmë statutin duke shtruar të drejtën për referendum.
Në të vërtet rruga ligjore për të ankimuar atë që ka ndodhur është ti drejtohet Grupit parlamentar dhe të detyroj Grupin Parlamentar ta hedh në votë a e pranon apo jo atë si pjesë të Grupit.
As këtë nuk e bën se nuk ka dëshirë të përballet me asnjë matje force në forumet e PD.
Qëllimi i vetëm i Sali Berishës këto kohë është të mos jetë i qartë. Ai kërkon vetëm të mbaj njerëzit të karikuar kundër Lulzim Bashës duke u ofruar opsione të ndryshme, por jo ndonjë datë përballje apo ndonjë rrugë përballje. Në një farë mënyre ai po kërkon të krijoj një klimë revolucionare kundër Bashës në parti dhe në opinion publik por jo të hakmerret apo të rikthehet diku.
Ai është i qartë se rikthimi i tij vetëm sa i bën keq më shumë atij e pastaj PD ndaj nuk i hyn në punë. Nga ana e tij Lulzim Basha e ka çuar deri në fund cinizmin e tij, duke deklaruar se pezullimi i Berishës është i përkohshëm derisa të fitoj gjyqin në Francë, duke u tallur kështu me gënjeshtrën me të cilën Berisha tentoi të mbrohej javën e parë pas shpalljes së tij familjarisht në Listën e Zezë të SHBA.
Prandaj të gjithë ata që kërkojnë që Berisha tu tregoj se si do ta heqin Lulin, apo çdo bëjnë me Lulin, çdo bëjnë me referendumin, çdo bëjnë me statutin, çdo bëjnë me Këshillin kombëtar çdo bëjnë me Kongresin thjesht e torturojnë kot. Berisha tani është në pozitën e Lulzim Bashës të tre muajve të fundit, që gjëja më e rënd ishte ti merrje një përgjigje çfarëdo te bëhet me Berishën. Këtë hall tani e ka vet Sali Berisha AI thjesht po mundohet ta lërë sa më të paqartë të ardhmen e lëvizjes së tij të rrugës, për ta lënë atë në rrugë, duke shpresuar se kështu Basha mund të trembet dhe të dorëzohet.
Shansi i vetëm i tij për të mbijetuar është të jetë s amë i paqartë. Pasi i qartë është dënimi i tij nga SHBA dhe PD. Vetëm paqartësia e mban mbi ujë tek budallenjtë.