MENU
klinika

Makina iu gjet e djegur në Pukë

I zhdukur prej 8 muajsh, biznesmeni Pecorelli është gjallë

18.09.2021 - 10:22

Davide Pecorelli, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se 8 muajsh, rezulton të jetë gjallë. Makina e biznesmenit italian u gjet e djegur në Pukë

Ky fakt është bërë i ditur nga gruaja e tij, e cila mësohet se ka folur me 45-vjeçarin në telefon.

Gazeta ‘La Nazione’ shkruan se Pecorelli u gjet dje, i gjallë dhe me shëndet të mirë, në rrethana ende të paqarta, në një gomone të mbytur pranë një ishulli, në bregdetin e Livornos. Pas gjetjes ai kontaktoi me gruan e tij në telefon.

Nuk kishte asnjë lajm për sipërmarrësin që nga fillimi i janarit të këtij viti, kur ai shkoi për biznes në Shqipëri. Makina që ai mori me qira në aeroportin e Tiranës, një Skoda Fabia, u gjet në flakë natën midis 7 dhe 8 janarit rreth 30 km nga Puka. Brenda mjetit të shkrumbuar u gjetën objektet e tij personale dhe disa eshtra, ekzaminimi i të cilave nuk kishte prodhuar rezultate të rëndësishme.

 

 

Shumë aspekte mbeten për t’u sqaruar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë në muajt e fundit me biznesmenin, për të cilat kishte nisur hetimet prokuroria italiane dhe ajo shqiptare. Mësohet se Pecorelli është shprehur se do të paraqitet për të bërë deklarata në Prokurorinë e Perugia, e cila po ndjek rastin.