17.09.2021 - 11:50
Vazhdon aksioni ‘bregdeti ynë’ dhe ditën e sotme IKMT është stacionuar në zonën e plazhit të Orikumit.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e objektit të parë i cili ka rezultuar pa dokumentacionin e rregullt, ndërsa janë në verifikim e sipër të gjitha objektet në këtë plazh.
Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë” që nisi në muajin qershor u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona, ndërsa tanimë ka nisur edhe faza së dytë të operacionit.