MENU
klinika

"Administrata po shëllehet në plazh te sarajet e oligarkëve'

Irritohet Braçe: Ta dinte Nënë Tereza se shenjtërimi i saj do ishte pushim, s’do shenjtërohej!

06.09.2021 - 08:50

 Erion Braçe duket se nuk e kapërdirë faktin që nuk është më pjesë e kabinetit “Rama 3” dhe që nga dita që njoftoi largimin e tij, nuk ka reshtur së përçuari mesazhe me nënkuptime që mund të interpretohen edhe si kunja për qeverinë.

Kjo e hënë është ditë pushimi për administratën që vjen nga shenjtërimi i Nënë Terezës dhe ky fakt e ka irrituar Braçen, edhe pse kjo ditë ka qenë pushim edhe kur ai ishte zv.kryeministër.

Me një gjuhë opozitari, Braçe shkruan se “nëse Nënë Tereza do e dinte që shenjtërimi i saj do ishte pushim, nuk do të shenjtërohej”, teksa sulmon administratën.

“Ta dinte Nënë Tereza që shënjtërimi i saj, do ishte ditë pushimi për shtetin e që shërbyesit publik të zyrave do shëlleheshin në Palasë tek Nazuri, në Jalë tek Cmenduria, në Hamallë te Dallga, në gjirin e Lalëzit te 7 fshatrat e Lurës apo në sarajet e çdo oligarku, do vijonte të shërbente kudo për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si shenjtë! Me këmbë në tokë! Mirëmëngjes e punë të mbare të gjithë atyre që punojnë sot, nga pastruesit e deri tek infermiere e mjekë në qendrat shendetësore e spitale”, shkruan Braçe.