MENU
klinika

Reagimi

Ish këshilltari i Bashës, Gjeneral * Ahmetaj në FB: “keqardhje dhe suksese në jetë për Kryetarin e ish-PD” !

10.09.2021 - 17:25

Të dashur miq 🙏 🇦🇱 ✌,

Sëpari, në respektin Tuaj, bashkëlidhur gjeni, një pjesë të qëndrimimeve mbi keqardhjen dhe neverinë ndaj përqasjes së papërgjegjshme dhe të pabesë të Kryetarit pa këllqe që në 8 vjet jo vetëm ka shitur apo humbur në mënyrë turpëruese zgjedhjet por dhe ka përdhosur besimin e shqiptarëve te pluralizmi dhe vlerat e demokracisë funksionale si ShBA dhe gjithë Europa !

Së dyti siç tashmë është e konfirmuar, “arkat me masakrën zgjedhore” ishin vetëm LOJA cinike në kurrizin e demokratëve sa për të rizgjedhur prap humbësin Kryetar, si dhe ruajtur statuskuonë e gardës së kamikazëve rreth kompanisë private të djalit të veshur me kostum perëndimor dhe balluke bollshevike!

Në shtesë, e ripërsëris se fatmirësisht nuk kam fare lidhje dhe asnjë “mllef personal” ndaj Kryetarit të ish-PD, as ndaj listës së sekserëve të punësuar në Kuvend apo në portalet e familjarëve, që konsumojnë burekë por prodhojnë diare për interesat e kompanisë së falimentuar të LB!

Në të kundërt, mbetem ushtar i atdheut për të kontribuar me përgjegjshmëri dhe përulësi shtetare në rikthimin e besimit të Shqiptarëve te familja, suguria, prona dhe vlerat e të djathtës moderne si ShBA dhe gjithë Europa!

Ju faleminderit 🇦🇱 Gen* Piro Ahmetaj”

Shënim: B/lidhur qëndrimet për 13 qershorin dhe rizgjedhen cinike te Kryetarit të ish-PD pas humbjes së tij turpëruese te radhës:

Maskarada e Bashës më 30 Gusht: “Turpi dhe marrja nuk kanë të sosur” !