MENU
klinika

Lindita Nikolla i lë ‘stafetën’ Blendi Klosit

Ish-ministri prezantohet si drejtues politik i Lezhës

14.09.2021 - 12:16

Pasi përmbylli seancën e parë në rolin e kryeparlamentares, Lindita Nikolla ka shkuar në qytetin e Lezhës në rolin e deputetes.

Ajo ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit politik të këtij qarku ku dhe u prezantua drejtuesi i ri politik në qytetin e Lezhës, Blendi Klosi.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa të pranishëm ishin dhe eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste.

Në këtë takim ishin Damian Gjiknuri, deputetët Eduard Ndreca, Shpresa Marnoj dhe kryetarët e bashkive, Pjerin Ndreu, Ndrec Dedaj dhe Majlinda Cara. Takimi mes socialistëve zgjati rreth 40 minuta.