Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste dha mesazhin e qartë për të gjithë skuadrën qeverisëse në mandatin e tretë, në lidhje me punësimet në administratë.
Rama tha se 5500 dyert e zyrave të shtetit në të gjithë vendin “nuk do të jenë për të marrë e dhënë punëra shteti për vete dhe krushqinë”.
“Na duhet një forcë e re, një pasion i ri politik, një kapërcim i ri i vetvetes për ta ngjitur më lart Shqipërinë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Miq sot do ju flas shumë hapur dhe do ju them që kam qenë asnjëherë më i trazuar pas një fitore politike se sa këtë herë, jo sepse sfidat e mëparshme kanë qenë të lehta e të nesërmen e fitoreve të shkuara kam parë fusha me lule, aspak, por se sa më shumë gara fiton aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin e vetëkorrigjimit
kjo sfië e re, më të madhen e vështirësive, yë besuarit prej të gjkothëve, e adresimit me të gjitha forcat e përbashkëyta të nevojës për tu përmirësuar më tutje si individë si skuadër fituese si familje politike.
Dehja nga fitoret rënia e dëshirës për të mësuar nënvlerësuar rivalët e shpërfillja ndaj dobësive, qorrimi ndaj boshllëqeve shurdhimi ndaj kritikave kanë tipare të fituesve që kthehen në humbës.
Ky është momenti ti ngulim këmbët në tokë fort e ti shtrijmë sytë sa më larg në horizont.
Kjo që kemi para është koha që ne të gjejmë fuqitë e reja për të parë veten, skuadrën dhe fitoren e arritur me sy kritik.
Na duhet një forcë e re, një pasion i ri politik, një kapërcim i ri i vetvetes për ta ngjitur më lart Shqipërinë.
Të gjeme brenda nesh vullnetin për të ngulmuar e më fort në punën tone duke korrigjuar sa më parë e sa më shumë gjithcka kemi konstatuar apo konstatojmë se nuk shkon.
PS duhet të bëhet përditë e më shumë një komunitet njerëzit që jeton me aspiratën e madhe për ti sjellë Shqipërisë drejtësi e mirëqenie e cdo ditë më pak një ngrehinë me mijëra dyer organizatash ku shkohet për të marrë një punë në shtt apo ku dilet duke përplasur dhe derën pse nuk të dhanë një punë në shtet.
Dyert në gjithë Shqipërinë do bëhen 5500 dyer të hapura mundësisht për qindra mijëra njerëz për të kultivuar qytetarinë demokratike, mendimin dhe aktivizmin politik, vullnetarizmin dhe solidaritetin social, për të debatuar tema me interes publik, për të ndarë shqetësime në të mirë të komunitetin e Shqipërisë jo për të marrë e dhënë punëra shteti për vete dhe krushqinë.
Kemi bërë shumë përpjekje në këtë drejtim, ose më saktë jemi nisur shumë herët drejt këtij qëllimi, fushata hapjeje për prurje të reja, ture pafund në Shqipëri, riorganizime të rinisë, grave, partisë, për më shumë qytetari e meritokraci e më pak letargjbi e burokraci në kohën jo zgjedhore.
Përmirësimet kanë qenë gjithnjë të pamjaftueshme dhe fatkeqësisht rezultatet jo në lartësinë e duhur janë juistifikuar gjithmonë njësoj, ndërkohë që vitet kalojnë duke thënë që s’është kollaj të gjesh njerëz të rinj e jo mos të prishim ekuilibrat se po vijnë zgjedhjet jo po mos i ngarkojmë njerëzit se s’është mbushur viti nga zgjedhjet jo po na mërziten ata poshtë e pastaj nuk motivohen për zgjedhje jo po nuk afrohen njerëzit kur nuk jep punë shteti, jo po rinia është indiferente e s’do merret me punë partie, jo po te zona ime s’duan gra nëpër këmbë, jo po statuti, udhëzimi, jo opo ministrja, jo po dua mbëshetje nga lart,jo po cna duhen tani të hapin shere nga poshtë, jo po cdeshi ai nga zona ime, jo po se desha atë të vijë te lagja ime, jo po ai pi kafe te lokali i PD jo po ai ia kishte lënë lokalin LSI.
Patjetër që nuk është e lehtë por të harrosh një qëllim kaq thelbësor për shëndetin e një partie si e jona, për vlerën e kapitalit njerëzor një partie politike për gjykimin e saj nga publiku, sic është qëllimi i transformimit të partisë në një komunitet të gjallë vlerash e qëllimesh shoqërore është si të pajtohesh qorrazi me vetëkycjen brenda një rrethi vizioz.
Duke u bërë bisht dhimbjeve të mëdha të kokës që kërokn arritja e këtij qëllimi partia pastaj merret peng nga qerthujt e mbyllur nga rrethet e të privilegjuarve brenda saj agallëku provincial në komunitet, figura të konsumuara apo pa cilësitë e nevojshme për tu dhënë të tjerëve një mesazh me figurën e tyre në krye të organizatave asamblaeve e bashkive në jo pak raste.
Kjo inerci vetë mjaftueshmërie, në kohën mes dy fushatave, kjo shtrirje e përballjes me problemin thelbësor të një kapitali kaq të cmuar në jetën publike sic është PS ul cilësine brenda partisë por ngjajmë me një cirk pelivanësh në sytë e publikut e ti duket si punë cakejsh të rinjve që të ndihen gjithmonë e më larg politikës.