MENU
klinika

Keni ende kohë ta vizitoni!

Ju zbulojmë ishullin më të bukur në botë për këtë vit

11.09.2021 - 07:15

Se fundmi, revista amerikane “Travel + Leisure” ka publikuar listën e ishujve më të bukur në botë për vitin 2021 dhe në krye të saj ka vendosur Milos. Sa i takon ishujve më të mirë në Europë, Greqia ka fituar pjesën më të madhe. I dyti në renditje është Folegandros, ndërmjet Paros dhe Santorinit. Redaktorët e revistës shpjeguan edhe arsyen përse përzgjodhën Milos në vend të parë.

Ai e meritoi atë pozicion sipas tyre jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për banorët miqësorë, tavernat e shkëlqyera e mbase, edhe për shkak të statujës së Afërditës, ndërsa ofron mundësi të shumta akomodimi dhe mahnit me shkëmbinjtë e tij vullkanikë.

Këtu do të gjeni katakomba për të rivalizuar Romën, një minierë të hapur, mbetjet e një amfiteatri dhe shumë muzeume detare, popullore dhe arkeologjike për t’ju mbajtur të zënë gjatë ditës. Për sa i përket plazheve, Tsigrado është një domosdoshmëri, vetëm dijeni se për ta arritur atë ju duhet të uleni me një litar!

Ju sjellim disa foto nga ky ishull fantastik…Çfarë po prisni ta vizitoni?!
Ndërkaq, ju rikujtojmë se San Francisco është shpallur qyteti më i mirë në botë, sipas “Time Out”. Media ndërkombëtare anketoi rreth 27,000 banorë të qyteteve globale për të përpiluar listën e qyteteve më të mira në planet.

Europa mund të jetë një nga kontinentet më të vegjël, por atë që i mungon në madhësi, ajo e kompenson në peizazhe mahnitëse, të larmishme. Nga parqet kombëtare deri tek plazhet me rërë të bardhë, ne në këtë link kemi përmbledhur më të bukurit në Europë.