Juventus mbetet “kockë e fortë” kur vjen puna për t’u ndeshur me të mëdhenjtë. Bardhezinjtë fituan 1-0 ndaj Chelseas në ndeshjen e dytë në grupe, duke marrë kështu edhe kreun.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Chiesa në 46’. Chelsea pati shumë mundësi jo vetëm për të barazuar, por edhe për të përmbysur. Gjithsesi, edhe Juventus nuk shfrytëzoi mirë kundërsulmin.
Bayern Munchen bëri detyrën në shtëpi ndaj Dinamos së Kievit, duke fituar 5-0. Leëandoëski shënoi 2 herë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën kompletuan fitoren e thellë Gnabry, Sane dhe Chupo-Mouting. Bavarezët kryesojnë me 6 pikë të plota, 8 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar në dy ndeshje.
Në këtë grup, Barcelona pëson humbjen e dytë radhazi, dhe përsëri pëson 3 gola. Është Benfica që turpëron katalanasit, që do ta kenë të vështirë të kalojnë grupin. Në fund Barcelona mbeti me 10 lojtarë, Garcia mori të dytin të verdhë në 87’.
Manchester United fiton në frymën e fundit. Pas humbjes me Young Boys, Djajtë e Kuq fituan 2-1 në “Old Trafford” me Villarreal. Ishin miqtë spanjollë ata që shënuan të parët në 53’ me Alcacer.
Anglezët u kundërpërgjigjën shpejt me Telles në 60’. Kur u mendua se ndeshja u mbyll, Ronaldo sërish protagonist me golin e tij. Gol në rekordin e ndeshjeve në Champions, me 178 pjesëmarrje. Më mirë nuk mund të shkonte për yllin portugez. Në ndeshjet e tjera, Salzburg mundi 2-1 Lille dhe Wolfsburg-Sevilla u ndanë 1-1.