MENU
klinika

Tjetër kallëzim në SPAK nga Aleanca për Teatrin

Kalaja: Nëse nuk veprojnë do padisim të gjithë prokurorët!

03.09.2021 - 10:58

Një tjetër kallëzim penal dorëzua sot në SPAK nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Aleanca ka kallëzuar prokurorin Sotir Kllapi, duke pretenduar se ai është bërë palë duke shpërdoruar detyrën.

“Ne e çmojmë veprimin e prokurorit si bërje palë me zyrtarët e korruptuar, si solidaritet në shkelje të ligjit me kolegët e vet. Ne kemi argumentuar pse prokurori Sotir Kllapi ka shpërdoruar detyrën, duke u bërë palë me zyrtarët që shkelin ligjin. Ne sot kemi dy prokurorë të SPAK të kallëzuar. Ju garantojmë me fuqinë e ligjit se jemi të gatshëm të çojmë për kallëzim penal të gjithë prokurorinë e SPAK, nëse ata nuk do të veprojnë për dosjet tona. Sot arrin në 16 numri i kallëzimeve penale dhe nuk kemi asnjë reagim nga SPAK. Dokumenti i dytë është kërkesa që i kemi dërguar prokurorit Edvin Kondili, për çështjen e teatrit. Ne nuk e dimë ende se në ç’fazë janë hetimet për Teatrin. Ne kemi bërë 8 kallëzime vetëm për çështjen e Teatrit”, tha Adriana Kalaja.

Në fjalën e mbajtur regjisori Edmond Budina tha se do të çohet deri në fund

“Jemi para një institucioni drejtësie, që nuk po bëhet drejtësi. Duhet vendim ose të shtyhet vendimi ose të shkojnë në gjyq procesi. Ne këtë çështje do e çojmë deri në fund. Duam drejtësi, ky është një shtet fashist, i udhëhequr nga një krye fashist. Jemi këtu për të thënë për të luftuar këtë mafie. Teatri do të ndërtohet aty ku ishte ashtu siç ishte”, tha Budina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mos e mbështesni qeverinë dhe bashkinë për hua"

TK, Aleanca letër Presidentit të Bankës Europiane për Investim

Caktohet prokurori, sekuestrohen dokumentet e Bashkisë

Shembja e teatrit kombëtar/ SPAK nis zyrtarisht hetimet