MENU
klinika

Shpërblimi nga MKRS e Kosovës

Kampionet olimpike të Kosovës marrin nga 100 mijë euro

29.09.2021 - 18:40

Kosova shpërblen edhe me vlerë monetare kampionet olimpke të Olimpiadës “Tokyo 2020”. Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku, ka shpërndarë premiot për dy kampionet e arta olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. Ligji në Kosovë për fituesit e medaljeve të arta cakton nga buxheti i shtetit një shpërblim prej 100 mijë euro.

Vetë ministri, përmes një postimi në facebook, shprehet se është gjithmonë kënaqësi të takohesh me xhudistet e arta dhe trajnerin e tyre. Gjithashtu Çeku u shpreh se ministria që ai drejton do të vijojë punën për të shtyrë përpara sportin e xhudos.

“Nder i veçantë që sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të pres vajzat e arta të Kosovës, xhudistet, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajnerin Driton Kuka. Së bashku më zëvendësministren, Daulina Osmani atyre u ndamë shpërblimet shtetërore për sportistët pas rezultatit kulmor që patën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Është gjithmonë inspirues dhe frytdhënës çdo takim me ta. Së bashku do të vazhdojmë të punojmë që sportin e xhudos ta shtyjmë përpara, ndërsa Qendrën Nacionale të Xhudos e cila u përurua ditën e djeshme, me investime të reja ta shndërrojmë në një kompleks sportiv dhe platformë ndërkombëtare, të cilën do ta përdorim edhe për të promovuar shtetin tonë”, – shkruan Çeku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN